Zgjedhjet Lokale 2021, VMRO DPMNE tubim në Vinicë dhe Koçani

01.10.2021 13:49

Koalicioni “Perteritje për Maqedoninë”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.....

Koalicioni “Perteritje për Maqedoninë”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE,  shpalosën programin “Krijo ardhmëri të re” para banorëvet të komunës së Vinicës dhe Koçanit.

Kandidati për koçanin, Papazov,  paralajmeroi një sërë projektesh që do të realizojë gjatë mandatit 4-vjeçar, por si prioritare  potencoi  regullimin e lumit në Koçani përgjatë gjithë gjatësisë së qytetit, dhe ndërtimin e dy urave të reja të trafikut,  në mënyrë që komunikimi në të dy anët e lumit të të jetë shumë më e shpejtë dhe më e sigurt .

Ai njoftoi se do të hapen kopshte të reja për fëmijë në fshatin Trkanje dhe një të përbashkët për fëmijët e fashtrave Podlog dhe Mojanci.

Papazov bëri thirrje që më 17 tetor,  qytetarët të mbështesin VMRO-DPMNE dhe Koalicionin për të fituar, siç tha Koçani modern.

"Koçani është qyteti që më së shumti i ka ndjerë pasojat e viteve të fundit. Prandaj ne ofrojmë realizimin e projekteve të shumta nga punët dhe infrastruktura komunale, qasje efikase dhe integruese në planifikimin e urbanizimit duke miratuar plane të detajuara urbane për zhvillim më të mirë dhe më dinamik urban .  Besoj dhe premtoj se duke praktikuar menaxhim të ndershëm dhe të përgjegjshëm do të kontribuojmë në krijimin e kushteve cilësore për një të ardhme të re dhe moderne. 

Papazov njoftoi  se do të sigurohen kushte edhe për zhvillimin ekonomik lokal. Ne do të formojmë një këshill ekonomik të përhershëm të profesionistëve të dëshmuar mbi baza vullnetare për të promovuar kushtet e investimit. Gjithashtu do ta pasurojmë ofertën turistike përmes përfundimit të plotë të infrastrukturës së nevojshme të Ponikvës," - tha kandidati për Kryetar të Komunës së Koçanit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Lupço Papazov.

Kandidati për kryetar të Koçanit tha se kujdes i veçantë do t’i kushtohet edhe potencialin njerëzor, për të rinjtë, për sportin.

“Këto janë zgjedhje ku ju zgjidhni, kryetarin e ri dhe këshilltarët  komunal, por gjithashtu vendosin se në cilën rrugë do të ecë në të ardhmen vendi ynë”, tha lideri i VMRO- DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Prandaj, ai thotë se fitorja është të bësh të kundërtën e këtyre 30 viteve.

“Fitorja është që bashkarisht të prishim muret e ndërtuara. Fitore është kur bëjmë një gabim, por pastaj e korrigjojmë vetë. Fitore është të respektojmë njëri tjetrin edhe kur jemi të ndryshëm,  ka thënë Mickoski. Sipas tij , këto zgjedhje locale nuk janë të zakonshme, pasi në katër vitet e fundit ndodhën shumë gjëra në disfavor të qytetarëve dhe shtetit. Sipas tij ka ardhur koha që me 17 tetor, qytetarët t’i thonë pushtetit “Mjaft më”. Me 17 tetoredo të ndodh ndryshimi i madhe dhe ai ndryshim do të bëhet vetëm me VMRO-DPMNE-në” - ka thënë Mickoski.

“Të ardhme me LSDM-në nuk ka, ardhmëria me LSDM-në është një status quo. E ardhmja me LSDM-në është e ardhme pa projekte dhe pa asgjë të vlershme. Me e keqja ndonjëherë që ka mund ti ndodh këti shteti janë pikërisht ata. Prandaj të gjith ne bashkarisht e kemi shansin që më 17 tetor ti dërgojm në faqen e zez të historis. Të fitojm me një qeveri të re të VMRO-DPMNE-së, dhe të kërkojm përgjegjësi për të gjitha gënjeshtrat. Ato na flasin për ardhmërin, ndërsa ata e shkatrruan të ardhmen” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas Mickoskit është koha që të politikanët të mësojnë se nuk i kanë votat e qytetarëve në xhep dhe se ata duhet të jenë shërbëtorë të tyre nese pretendojnë që të fitojnë votën e tyre.

Ai premtoi se me kandidatët për kryetar dhe këshilltar komunal të propozuar nga VMRO-DPMNE,  do të realizohen  14,835 projekte. Siguroi se do të asfaltohen dhe ndërtohen 2.000 rrugë në të gjithë vendin , 100 kopshte dhe 150 shkolla, investime në mjedis jetësor,  150  parqe të reja, investime në 60 objekte kulturore, 90 salla të reja sportive, gazifikim dhe shumë më tepër punime konkrete. (Sanije Duraku, TVM2)