Zgjedhjet Lokale 2021, Arsovska prezanton programin për Shkupin

01.10.2021 14:01

Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danela Arsovska....

Kandidatja e pavarur për Qytetin e  Shkupit, Danela Arsovska, premtoi se  rëndësi të veçantë do t’i kushtoj Çarshisë së Vjetër,  të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara, dhe atyre në rrezik social.

“Për Shkupin do vendosim konceptin e një qyteti të pastërt dhe të gjelbërt. Është shumë e rëndësishme që të ringjallim Çarshin e Vjetër të Shkupit. Të rrisim ofertën e saj ekonomike dhe turistike dhe të bëjmë atë vend për të gjithë qytetarët. Mbrojtjes sociale e shëndetësore për më të moshuarit, për personat e rrezikuar dhe ata me aftësi të kufizuara. Do të rikthej festivalet në kryeqytet duke realizuar nga 1 festival çdo muaj” – deklaroi kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danela Arsovska.