Kandidati për kryetar të komunës së Gjevgjelisë nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga LSDM, Sasho Pockov, i cili garon për mandat të dytë , shpalosi plan programin e tij zgjedhor për zhvillimin e kësaj komune. Ai e kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Gjevgjelisë, siç tha, për t’i vazhduar projektet e filluara, të cilat dukshëm do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Premton investime të mëdha në infrastrukturën rrugore duke ndërtuar dhe meremetuar rrugët e këtij qytetit dhe duke investuar në rrjetin ujësjellës në fshatrat Negorci dhe Prdejcë. Tha se do të bëjë çmos për t’i zgjeruar edhe kapacitetet egzistuese të kopshteve. Përveç kësaj Pocov tha se do të përmirësojë kushtet në njësitë e zjarrfikësve, se në këtë qytet do të ketë selektim dhe reciklim të mbeturinave dhe se do të ringjallë zonat industriale duke mundësuar të gjitha kushtet komunale për investuesit, për T’i vënë ato në fuksioin.
“Ndoshta nuk jemi aty ku duhej të ishim në 2021-in por me siguri jemi më përpara se aty ku ishim në vitin 2017. Me krenari mund të konstatojmë se Gjevgjelia vazhdon të ecë përpara me përmbushjen e vizionit për ta shënderuar këtë qytet, në qytet europian, të gjelbërt dhe modern dhe me dinjitet mban atributin e komunës më të begatë, më përparuese dhe më premtuese. Konfirmimi më i mirë për këtë është realizimi i mbi 70 projekteve në 12 venbanime të kësaj komune të cilat ndjeshëm përmirësuan kushtet e jetesës së qytetarëve. Përveç kësaj në fillim të mandatit tim të ne u morrëm edhe me borxhet të mëdha të cilët i kishim trashëguar më herët, tani arka komunale është stabile dhe qendrueshme, mandej është dashur të merremi me pasojat e pandemisë të cilët papritur na zuri të gjithëve.”, tha Sasho Pockov, kandidat për kryetar të Gjevjgjelisë - LSDM.
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev u premtoi banorëve të Gjevgjelisë, se pushteti qendror do të vazhdojë me mbështesë projektet e pushtetit lokal të cilat do të përmirësojnë edhe më shumë jetën e përdtishme të qytetarëve.
“Gjetëm zgjidhje për problemet kyçe dhe për gjitha sfidat e nivelit qendror. Treguam se mundemi të bëjmë më të mirën për qytetarët tanë, rajonin dhe botën. Rezultatet që i arritëm gjatë viteve të fundit janë më të mirat për vendit tonë. Gjithë kjo krijojë hapësirë që të fokusohemi në zgjidhjen e sifdave në nivelin lokal. Në këto zgjedhje dalim me zgjidhje konkrete për problemet e nivelit lokal që do të jenë tërësisht të realizueshme dhe ju këtë e dini mirë se kjo do të ndodh, sepse koalicioni i LSDM-së treguan se po punojnë në gjetjen e zgjidhjeve. Andaj bëni kujdes në këto zgjedhje, përgjegjësia e secilit është e madhe për të vazhduar më e mira në zhvillimn e pushtetit lokal dhe atë qendror. Kontributi i secilit prej nesh është i madh dhe për këtë arsye them që qytetarët e Gjevgjelisë e dinë se çfarë është më e mira për ta.”, tha Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.
Karavani zgjedhor “Më të mirën për komunën time”, vazhdoi me takimet dhe prezantimet e kandidatëve për kryetarë të komunave në Dojran -Ango Angov dhe të Vallandovës -Pero Konstadinov. Bashkërisht u zotuan se me ndihmën e pushtetit qendror dhe do t’i realizojnë projektet që do të zhvillojnë dhe urbanizojnë këto vendbanime si asnjëherë më parë dhe se do të punojnë për përmirësimin e kushteve për promovimin e turizmit.
REXHEP QAMILI