Fillon viti i ri akademik 2021/22, Carovska: Bursat shtojnë interesimin, studime në vend

01.10.2021 15:03

Në ditën e parë të vitit të ri akademik...

Në ditën e parë të vitit të ri akademik,Ministrja e Arsimit Mila Carovska duke uruar studentët e rinj, porositi ti përkushtohen studimeve  duke u bërë gati drejt sfidave të jetës pas diplomimit. Investimi në studentë është më e mira për shoqërinë tone, ka shtuar Carovska.

“Nëse jemi të gjithë të bashkuar në investimet për të rinjtë mund të presim që ata të arrijnë kapacitetet e tyre të plota, të mbesin në këtë shtet, të duan dhe të kenë interes për të dhënë kontributin e tyre në vend, me qëllim që të ndërtojmë një shoqëri me të mirë” – tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Shton se politika e shpërndarjes së bursave ka shtuar interesimin studentëve për tu regjistruar në fakultete e në veçanti në atë të shkencave natyrore, prej ku pritet të del një kuadër cilësor.

“Për këtë fakultet janë dhënë bursa në vlerë prej 18 000 denarëve,për drejtimet matematikë,fizikë dhe kimi. Por gjithashtu kemi rritur për 80 % edhe bursat tjera të cilat mundësojnë lehtësime në studime” – u shpreh Carovska.

Ministrja Carovska tha se për momentin numri i infektimeve në shkolla është I vogël, përkujtoi se organet e shëndetësisë  ndjekin në vazhdimësi gjendjen, andaj konsideron se nuk ka nevojë për ndryshimin e modelit mësimor.

“Numrat e infektimeve të reja lëvizin nga 0.01 deri në 0.03 në bazë ditore, në përgjithësi numri i rasteve aktive në shkolla të mesme dhe fillore është 0.26% nga 240 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme që ndjekin mësimin me parbni fizike. Ministria e Shëndetësisë po bën gati aplikimin e screeningut,por për këtë do të pritet kur do të jetë e nevojshme” – deklaroi Carovska.

Në pyetjen e gazetarëve për mungesën e disa librave elektronik Carovska  nënvizoi se ato janë të paraparë për 4 lëndët e detyrushme, ndërsa për lëndët tjera ka materiale në dispozicion të cilat jepen nga arsimtarët lëndorë. (Leunora Kaliqi, TVM2)