Maqedoni

Viti i ri akademik 2021-2022, universitetet preferojnë mësim me prani fizike

01.10.2021 15:22

Ora e parë akademike që u mbajt në shumë fakultete në vend, shënoi fillimin e vitit të ri akademik 2021- 2022...

Ora e parë akademike që u mbajt në shumë fakultete në vend, shënoi fillimin e vitit të ri akademik 2021- 2022. Vitin akademik me prani fizike dhe me  respektim të protokolleve ndaj Covid 19  UEJL e filloi disa ditë më parë. Nga UNT thonë që tre ditët në vijim janë test se si do të funksionojnë ligjeratat me prani fizike. Nga anketa e realizuar nga ky universitet, gjysma e studentëve kanë preferuar mësimin me prani fizike, andaj ka filluar dhe ndarja e studentëve në grupe të vogla duke respektuar me përpikmëri masat për mbrotje nga Kovid 19. 
 
“Duhet ti ndajmë studentët në grupe të vogla , jo më tepër se 30 përqind prej klasave të jenë të mbushura që është një ngarkesë shtesë për profesorët duke marrë parasysh se do tëzgjatet orari nuk do të punohet vetëm paradite por do të punohete dhe pasdite dhe kjo është një organizim shum i komplikuar për rrethanat në të cilat jetojmë.”, tha Rizvan Sulejmani, prorektor në UNT. 
 
USHT me ceremoni festive fillimin e vitit të ri akademik do ta shënojë të hënën ku pjesa dërrmuese e studentëve do të vijojnë mësimin me prani fizike. Në Univeristetin Shën Kiri dhe Metodi do të ketë ligjerata të  kombinuara me prani fizike dhe online. Nga këto Universitete thonë se pjesa dërrmuese e kuadrit arsimor janë të vaksinuar dhe me përpikshmëri do të respektohen protokollet shëndetësore për mbrotje nga Kovid 19.
 
FLUTURA LATIFI