Zgjedhjet Lokale 2021, BDI mbajti tubime në Shuto Orizari dhe Butel

01.10.2021 15:37

Destinacioni i radhës i Bashkimit Demokratik për Integrim....

Destinacioni i radhës i Bashkimit Demokratik për Integrim,  për të prezentuar “Agjendën e blertë”, ishin  mbrëmë Komunat e Butelit dhe e Shuto Orizarit. Integristët në këto dy tubime zgjedhore,  i njoftuan qytetarët me bartësit e listave  dhe këshilltarët komunalë. Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë në Butel,  Alajdin Sali , tha se përzgjedhja e tij nuk është privilegj, por përgjegjësi që të punojë më fort,  për të sjellë sa më shumë investime dhe punësime gjatë mandatit të ri.

“Çështje shumë e rëndësishme për Komunën tonë është arsimi dhe shëndetësia. Pas zgjedhjes time si këshilltar në komunën e Butelit do të bëjmë përpjekje të shumta që të krijojme kushte të mira në arsim, në ndërtim të shkollave dhe sallave sportive. Të gjithë këto të arriturat e shumë të tjera mund t’i realizojmë së bashku nëse mobilizohemi” – tha Alajdin Sali, bartësi Listës së Këshilltarëve në Butel nga rradhwt e BDI-sw.

Kryetari i BDI-së,  Ali Ahmeti, iu referua skeptikëve të vizionit integrist për “Agjendën e blertë”  dhe tha se partia e tij ka bërë hapa shumë të guximshëm, sepse të zgjasësh jetë është guxim. “Agjenda e blertë”  do të thotë jetë.  A është dashur guxim?  Sigurisht që po, të zgjasësh jetën e të zbukurosh vendlindjen e lagjen e qytetit, duhet guxim,  thotë Ahmeti.

“Dolëm me “Agjendën e blertë”, “Agjendën e gjelbërt”, skeptikët u paraqitën përsëri. Po ama duhesh të kesh guxim, kapacitete për të dalë me ofertë, për të dalë me filozofi,  për të qenë në trend, në hapërim me botën e qytetëruar” – u shpreh Kryetari i BDI-sw, Ali Ahmeti.

Bartësi i listës së këshilltarevë te BDI-së në qytetin e Shkupti, Ardian Muça, kërkoi nga qytetarët  që me 17 tetorë të votojnë për nr. 3 , për të mbështetur listën e këshilltarëve të BDI -së për vazhdimin e veprave të mira dhe për një perspektivë më të madhe zhvillimore.

“Agjenda e gjelbër” është baza e planit të veprimit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, i cili do të vazhdojë me realizimin e vazhdueshëm të prioriteteve për cilësinë e jetës, të tilla si përmirësimi i infrastrukturës rrugore, lidhja më efikase ndër-komunale, stimulimi i përdorimit të biçikletave, skutera dhe invertorë për ajër më të pastër, krijimi i shtigjeve të reja të biçikletave, mirëmbajtja e pastërtisë publike dhe gjelbërimi masiv

Zëvendëskryeministri i parë Grubi para të pranishmëve tha se duhet zhvilluar një fushatë dinjitoze ashtu siç është dhe moto e fryma e BDI-së, sepse “Agjenda e blertë”,  është për jetë më të mirë për qytetarët.

“Kryetarëve  dhe këshilltarëve u qëndrojmë prapa për realizimin e të gjitha projekteve për Butelin më të mirë dhe qytetin e Shkupit më të mirë”, deklaroi Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Në tubim u drejtua edhe nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti. Ai kërkoi nga banorët e Butelit që mos të   përçajnë votën, por të shkojë në llogari të kandidatëve të BDI-së sepse do punohet bashkë, që mandatin tjetër kandidat të kemi shqiptar.

“Mendoj se këto katër vite do të punojmë me projektin ‘E duam Butelin’ për të ardhmen tonë, e pse jo pas katër viteve të kemi kandidatin tonë që do të udhëheqë Butelin më mirë”, - ka thënë Mexhiti.(Sanije Duraku, TVM2)