Historianët maqedonas, “pro” ndryshimit të stemës
Gjatë debatit dhe tribunës së sotme shkencore në lidhje me propozimin e stemës së re të Maqedonisë, një pjesë e historianëve konkluduan se “ndryshimi i stemës shtetërore është i vonuar dhe i nevojshëm”.....

Madje, ata thonë se Maqedonia është njëra nga 3 vendet e vetme në Evropë që nuk e kanë ndryshuar stemën asnjëherë. Tribuna, e cila u mbajt në Fakultetin Filozofik në Shkup, kishte për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjitha palët.
“Për të mos qenë e manipuluar masa, duhet të mbahet një tribunë shkencore, prej të cilës do të marrin njohuri të gjithë profesorët, të cilët janë të prekur nga kjo problematikë, që të ndryshojmë bindjet e tyre dhe përvojën në lidhje me stemën e dhënë, a është e qëndrueshme ose jo, besoj se do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët dhe do të vijmë në një linjë, që do të jetë në të mirë të procesit, i cili duhet të vazhdojë në të ardhmen”- deklaroi historiani, Aleksandër Atanovski.
Stema e Maqedonisë nuk është ndryshuar që në fillim të vitit 1991. Ne si historianë kemi qëndruar pas këtij vendimi, thotë Vanqo Gjorgjiev, profesor në Fakultetit Filozofik në Shkup.
“Maqedonia dhe Bjellorusia janë vendet e vetme në Evropë të cilat pas rënies së murit të Berlinit dhe rënies së Federatës Jugosllave, Çekosllovakia dhe Bashkimi Sovjetik nuk kanë ndryshuar stemën. Ka stema që nuk janë në të njëjtën linjë me të drejtat herardike dhe me traditën evropiane. Në atë pikëpamje herardike, shoqëri na bëjnë edhe shumë vende të tjera të botës, në mesin e të cilave janë Mozambiku, Angola dhe Koreja e Veriut”- tha historiani, Vanqo Gjorgjiev.
Historianët thonë se nga analizat e bëra ekzistojnë versione se luani i kuq me bazë të verdhë, që nga shekulli 16 e këndej, në shumë koleksione figuron si stema e Maqedonisë.
Në disa vizatime, tha Atanasovski, nuk mund të specifikohet ngjyra se a është fusha ngjyrë ari apo e kuqe, por vendosëm të shfrytëzojmë stemën e ish-Jugosllavisë si stemë e Maqedonisë. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
