Falimentimi i bankës “Eurostandard”, Shoqata e Kursimtarëve kërkon drejtësi
Kursimtarët e dëmtuar të bankës "Eurostandard"....

Kursimtarët e dëmtuar të bankës "Eurostandard", dyshojnë se me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore Civile, që refuzoi kërkesën e tyre, egizston mundësia që nëpërmjet proceduërs së falimentimit të përjetojnë edhe një padrejtësi më të madhe.
Shtojnë se Gjykata Themelore Civile Shkup, as nuk e respekton dhe as nuk e zbaton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në shpjegimin e vendimit të tyre, janë marrë me improvizime, në vend të zbatimit të ligjit.
Presin që Gjykata e Apelit ta shfuqizojë këtë vendim të Gjykatës Civile dhe ta kthejë në shqyrtim të sërishëm.
“Pritshmëritë tona janë që Gjykata e Apelit në Shkup të pranojë ankesën kundër vendimit të Gjykatës Themelore Civile Shkup, e cila refuzoi kërkesën grupit të kreditorëve për shkarkimin e Fondit të Sigurimit të Depozitave nga statusi si anëtar dhe kryesues i bordit të kreditorëve të Bankës “Eurostandard” , së bashku me kërkesën për ndalimin e ekzekutimit të të gjitha akteve individuale të miratuara në procedurën e falimentimit në bazë të nenit 163 paragrafi 3 të Ligjit për Bankat, i cili u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese më 25 maj 2021” – thonë nga Shoqata e depozituesve.
Në vend që të zbulohet krimi dhe korrupsioni i organizuar, në bazë të së cilës u vodh dhe u mbyll banka “EuroStandard, vazhdon heshtja dhe injorimi nga të gjitha institucionet relevante më shumë se 13 muaj, thonë nga Shoqata e Kursimtarëve të Dëmtuar. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
