Maqedoni
Tragjedia në Tetovë, Zaev: Raportet forenzike dhe ekspertiz drejt fundit
01.10.2021 16:09
Raportet dhe ekspertizat për shkakun e djegijes së spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën 14 pacient...

Raportet dhe ekspertizat për shkakun e djegijes së spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën 14 pacient janë kah fundi dhe pritet të publikohet shpejt tha kryeminsitri Zoran Zaev, pas së cilës kreu i ekzekutivit do ta jep qëndrimin e vet për dorëheqjet e ofruara nga funksionarët e shendetësisë.
“Raportet e jashtme dhe analizat e ekspertizës janë kah fundi dhe me të vërtetë pres të publikohen. Ditë më parë është më mirë që të zgjidhim të gjitha dilemat. Jeta vazhdon, politikanët janë në fushatë, ndodhin aktivitete të përditshme. Është e rradhës të publikohet ai raport që të mundem edhe unë ta them qëndrimin tim për dorëheqjet e ofrurara.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkohë Prokuria Publike e Tetovës ka pranuar raportin policor hetues për djegjen e spitalit i cili do të shqyrtohet dhe analizohet nga 5 prokurorë vendor, ndërsa analiza e fundit e tyre së bashku me atë të të huajve do të jenë përgjigjja e arsyes së djegjes së spitalit modular infekitv në Tetovë. Spitali modular në Tetovë u dogj më 8 shtator ndërsa pas kësaj tragjedie dorëheqje ofruan ministri dhe zv.minsitri i shëndetësisë, dhe dy drejtorët e spitalit klinik në Tetovë. Për hetimin e rastit përveç ekspertëve vendor janë përfshirë edhe ekspert të huaj.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
