Denacionalizimi i pronave të BFI-së, protestojnë aktorët: "Na ktheni teatrin"
Me moton “Na ktheni teatrin!”....

Me moton “Na ktheni teatrin!”, aktorë dhe aktivistë protestuan para Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup.
Ata shprehën pakënaqësinë reth vendimit për denacionalizimin e objektit të teatrit e kthimit të pronës Bashkësisë ilsame, të cilin e quajnë të paligjshëm.
Kërkojnë kthimin e objektit të teatrit dhe respektim të ligjit nga Ministria e finansave dhe komisioneve në kuadër të saj.
Thanë se me këtë po dëmtohen të punësuarit dhe fëmijët shqiptarë dhe çdo vendim tjetër pos kthimit të teatrit, është kompromis politik.
“Me denacionalizimin e objektit të teatrit, jo vetëm që nuk u repsketua ligji për denacionalizim, por njëkohësisht jepet pronë që është në interes publik e aq më tepër dhe nacional. Me këtë dëmtohet kultura në përgjithsi e në veçanti dëmtohen edhe fëmijët shqiptarë të cilët nuk arritën ti gëzohen institucionit të ri teatrorë të dedikuar pikërisht për ta. Pas përpjekjeve shumë vjeçare për themelimin e një institucioni nacinal teatër shqiptarë për fëmijë dhë të rritur ju arritët që ta uzurponi pronën e tij të na lini ne aktorëve në rrugë kurse fëmijët shqiptarë pamundësinë për të ndjekur shfaqje teatrore” – tha aktorja Alma Saiti.
BFI: Procedura është kryer në rrugë ligjore
Nga Bashkësia Fetare Islame konfirmojnë rikthimin e pronësisë së objektit të Teatrit Shqiptar për Fëmijë, dhe thonë se procedura është bërë në pajtim me Ligjin për denacionalizim.
Nga BFI theksojnë se ata në asnjë mënyrë nuk do të jenë shkak për shuarjen e një teatri dhe se të njejtit lirshëm mund të vazhdojnë t’i kryejnë obligimet e tyre deri në vendimin përfundimtarë të Rijasetit si organ më i lartë pranë BFI-së. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
