Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, E Majta mbajti takim me qytetarët në Kumanovë

01.10.2021 16:41

E Majta në Kumanovë synon të jetë shumicë në përbërjen e këshillit komunal...

E Majta në Kumanovë synon të jetë shumicë në përbërjen e këshillit komunal, duke lëkundur kështu pozicionet e dy partive më të mëdha maqedonase LSDM – së dhe VMRO – DPMNE-së të cilat kanë udhëhequr me këshillin e komunës ndër vite. Kryetari i partisë Dimitar Apasiev në takimin me anëtarët e degës lokale të Kumanovës dhe kandidatët për këshiltarë sqaroi se targetojnë vendet e këshilltarëve pasiqë aty ndodhin krimet më të mëdha për fatin e Komunës. Apasiev tha se në këto zgjedhje ofrojnë kuadër të pakorruptuar, të ri, të arsimuar dhe vizionarë, të cilët synojnë zhvillimin e Kumanovës. Programi i Së Majtës është i llojllojshëm dhe i bazuar në kompetencat ligjore të komunës për tu jetësuar në praktikë.
 
“Do të kisha veçuar E – Komunën, projekt për dixhitalizimin e shërbimeve me qëllim që mos të ketë rradhë nëpër sportele, pastaj beteja me mafian urbane dhe revizionin e planifikimet ndërtimore urbanistike, të cilët janë piunë të investitorëve të mëdhenjë. megjithatë kemi edhe zona për çiklistë thuajse në çdo komunë kemi zgjerim të rrejtit. Pasiqë në Shkup dhe qytete të rrafshta parësore është çiklizmi.”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i së Majtës.
 
Kreu I Së Majtës Dimitar Apasiev theksoi se në përputhje me ligjin për qeverisje vendore, programi është I ndarë në 10 kapituj. Vëmendje midis tjerash u kushtohet edhe shtëpive të haruara të pensionistëve të cilët janë lënë pas dore dhe nevojitet përmirësimin I kushteve të qëndrimit në to. Ambient I pastër, zhvillimi I arsimit, infrastrukturës, mënajnimi i kaosit në trafik si dhe zhurmës publike premtohet se do të rregullohet nga këshilltarët e Së Majtës.
 
“Pastaj synojmë të kemi një trafik të urbanizuar dhe mbrojtja nga zhurma gjatë natës, veçanarisht nga objektet fetare, zhurma e dëmshme nga kafenetë e të tjera, dmth gjithçka që është në kuadër të 15 kapitujve, komptenecë të komunës dhe e gjith kjo të rregullohet. Në 15 masat përfshihen edhe shtëpitë e haruara të pensionistëve të cilët ekzistojnë në më shumë qytete, por janë gjysmë të zbrazëta.”, tha Apasiev.
  
E Majta në këto zgjedhje garon me 45 lista, nga të cilat 8 me kandidatë për kryetarë komunash. Në zgjedhje lokale të 17 tetorit, në Kumanovë garojnë për herë të dytë dhe presin të fitojnë tre deri në pesë vende këshilltarësh.
 
MERALE ISMAILI