Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Shilegov prezenton vizionin për Shkupin
01.10.2021 16:52
Kandidati i LSDM-së për qytetin e Shkupit, Petre Shilegov, ishte sot në Dracevë...

Kandidati i LSDM-së për qytetin e Shkupit, Petre Shilegov, ishte sot në Dracevë nga ku premtoi zhvillim të jetë të të gjitha komunave të kryeqendrës.
“Çdo njeri është i rëndësishëm dhe pikërisht për përmirësimin e jetës së qytetarëve, janë projektet që i bëmë në 4 vitet e kaluara. Është në duart tona të zgjedhim nëse duam vazhdimësi, nëse duam zhvillim të qytetit tonë e të gjitha rajoneve të tij, ose duam të kthehemi pas. Unë jam i bindur se shkupjanët do të zgjedhin zhvillim dhe vazhdimësi të qytetit tonë, sepse me të vërtetë, qytetarët janë mbi interesat politike, Shkupi është mbi politikën. E në Shkup janë të gjithë të rëndësishëm, pa marrë parasysh në cilën komunë jetojnë.”, tha Petre Shilegov, kanditat për kryetar të Shkupit- LSDM.
