Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Petrovska bisedon me qytetarët live në Facebook

01.10.2021 17:05

Kandidatja e pavarur, Ana Petrovska, prezentoi prioritetet për Shkupin të iniciativës qytetare “Qyteti i gjelbër human”...

Kandidatja e pavarur, Ana Petrovska, prezentoi prioritetet për Shkupin të iniciativës qytetare “Qyteti i gjelbër human”, përmes një bisede të hapur me qytetarët në facebook.

“Komunikacioni është i strangarkuar, kemi ndotje të ajrit, kemi problem me parkimin, gjithashtu kanë problem edhe këmbësorët, ciklistët, personat me aftësi të kufizuara, nënat me karroca. Sipas platformës tonë zgjidhja e vetme është zgjerimi i rrugëve  dhe shtimi i linjave të trabnsportit publik. Mungojnë banjo publike, kur ecim rreth Keit apo kur shëtisim nw park. Më ndodh edhe mua të futem në ndonjë local në mungesë të banjove publike. Këtë problem do e zgjidhim. Por rëndësi më të madhe për ne ka gjelbërimi, rregullimi I parqeve dhe rindërtimi I parqeve të reja. Nuk do të lejojmë në asnjë moment të uzurpohen vendet e lira nga ndërtesat, me qëllim që njerëzit të kenë vende rekreative.”, tha Ana Petrovska, kandidate për Shkupin- i.q “Qyteti i gjelbër human”.