Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, ASH-AAA, takime në Shuto Orizari dhe Butel
01.10.2021 17:23
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ka vazhduar aktivitetet parazgjdhore në komunat Shuto Orizare...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ka vazhduar aktivitetet parazgjdhore në komunat Shuto Orizare dhe Butel të Shkupit. Në hapjen e shtabit komunal në Shuto-Orizare, liderët e koalicionit Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, premtuan një të ardhme më të mirë për banorët e kësaj ane dhe zgjidhjen e problemeve themelore të tyre. Kryetari i Alternativës Afrim Gashi tha e tani është koha dhe momenti i duhur për të ndryshuar rrënjësisht strukturat të cilat po udhëheqin me pushtetin lokal. Ai midis tjerash u përqëndrua në problemet në fushën e arsimit.
Teksa foli për mungesën e kushteve të nxënësve që ndjekin procesin edukativo-arsimorë ai tha se 20 vite me radhë premtohet godinë e re e shkollës në lagjen e Vizbegut e megjithatë fëmijët e kësaj lagje akoma janë të detyruar të ecin 3 km në këmbë, në borë e në shi, ndërsa funksionarët e BDI-së sipas tij në çdo cikël zgjedhor hedhin lopata për ndërtimin shkollës së Vizbegut por asgjë nuk kanë realizuar deri më tani. Duke ftuar banorët të mbështesin kandidatët e tyre ai premtoi se do ta realizojnë projektin për shkollën e Vizbegut.
“20 vite priten shirite hidhen lopoata për të ndërtuar shkollën në Vizbeg dhe pas 20 viteve qëndrojmë nv vendnumro dhe problemin e njejtë. Andaj mendoj s ekëto probleme të caktuara ne duhet patjetër t’i zgjidhim përshkak se është koha e fundit. Nuk mund më të presim edhe 20 vite të tjera që të merremi me problemet elementare të shqiptarëve në këtë vend.”, tha Afrim Gashi, kryetar i AAA-së.
Kryetari i Aleancës pës Shqiptarët, Ziadin Sela, para qytetarëve të kësaj komune foli për nevojën e ndryshimeve në qeverisjen lokale. Ai këto zgjedhje i cilësoi si një referendum ku qytetarët do të duhet të zgjedhin midis të kaluarës së provuar e cila sipas tij ka të bëjë me shantazh, friksim dhe asgjë tjetër dhe të ardhmes të cilën e ofron koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Duke ftuar që të mbështesin kandidatët e tyre Sela tha se qytetarët më lehtë do të kenë mundësi për të realizuar të drejtat dhe nevojat e tyre themelore.
“Këto zgjedhje janë beteja përsëri e nevojës për ndryshim për të mbijetuar e vjetra e provuara e shantazhit edhe tendencave për të frikësuar dhe për të mos u përgjigjur për asgjë apo për të ardhur në shprehje e reja e ndryshmja, progresi, t’i jepet fundi monizmit e me këtë të kthehet demokracia duke u përkrahur koalicioni ASh-AAA.”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
Sela shtoi se të premtosh një çerek shekulli realizimin e nevojave themelore të qytetarëve është turp. Ata që premtuan dhe nuk realizuan nuk meritojnë votën tuaj tha ai. Duke ftuar qytetarët të bëjnë ndryshimin Sela sqaroi se fitorja e opozitës shqiptare do të thotë hapje e perspektivave të reja ndërsa humbja e saj do të thotë mbijetesë e së paku një dekade e kësaj politike. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, garon në 15 komuna me kandidatë për kryetarë.
NAIM RAMADANI
