Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PLD-DOM prezentojnë programin në Shkup
01.10.2021 17:39
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Beni Shaqiri nga rradhët e koalicionit PLD - RDM-së...

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Beni Shaqiri nga rradhët e koalicionit PLD - RDM-së, u zotua se nëse zgjidhet , do të jetë gjithmon pranë qytetarëve dhe se do të punojë për zgjidhjen e shpejtë të problemeve të tyre, të cilat sipas Shaqirit janë të shumta. Tha se duhet venduar rend me objektet e ndërtuara të cilët janë lënë përgjysëm, pa fasade, dhe duke shënderuar qendrën e kryqyteit në një vend urban dhe modern. Tha se është koha e duhur për ndryshime rrënjësore në kryqytet.
“Me shumë përgjegjësi themë se nëse zgjidhem kryetar i Qytetit të Shkupit do të angazhohem për të përmirësuar gjendjen aktuale në këtë qytet, që do të thotë qyteti të jetë i rregulluar dhe I pastruar mirë, të ketë shumë gjelbërime, të jetë i rregulluar rrjeti kanalizues fekal, e jo të kundërmoj erë e keqe në qendër të këtij qyteti. Nëse zgjedhem kryetar do të punojë për zgjidhjen e problemeve momentale të qytetarëve, do të jem në shërbim të plotë të tyre dhe do t’i gjindem atyre për gjithçka që nënkupton realizimin e projekteve të cilët do tu kthehet buzeqeshja dhe disponimii tyre për këtë qytet.”, tha Beni Sheqiri, kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit-PLD-DOM.
Shaqiri tha se motivi për t’u kandiduar për qytetin e Shkupit ka ardhur si rezultat i dëshpërimit dhe shkatërrimit të deritanishëm të kryqytetit nga udhëheqësia e kaluar. Tha se ai ka vullnet dhe kapacitet për t’i ndryshuar dhe përmirësuar gjërat në kryeqytet. Shaqiri vlerëson se në kryqytet ka nevojë për rregullimin e komunikacionit rrugor njëherë e përgjithmonë, për uljen e ndotjes së ajrit. Koalicionit PLD- RDM-së në këto zgjedhje garon me 18 kandidatë për kryetar të komunave dhe me 51 lista të këshillave komunale. Kandidatët e kësaj koalicioni përbetohen se do ta përmirësojnë dhe rrisin cilësinë e jetës në bashkësitë lokale ku garojnë.
REXHEP QAMILI
