Kritika Ligjit për Pagesën e Kontributeve

11.12.2014 17:50

Organizata të ndryshme dhe sindikata, të cilat mbrojnë interesat e punëtorëve, kanë kërkuar sot që të anulohen ndryshimet e Ligjit për Pagesën e Kontributeve Pensionale dhe Shëndetësore, me akuzat se zbatimi i tyre dëmton të varfrit dhe u jep privilegj më të pasurve.....

“Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë”,  “Organizata e pavarur e gazetarëve”, Lëvizja majtiste “Lenka” dhe ajo “Solidarnost” publikuan deklaratën e përbashkët, me të cilën, mes tjerash kërkojnë nga qeveria shtyrjen e zbatimit të ligjit dhe hapjen e debateve publike.

“Ne nuk jemi kundër asaj që honoraristët të paguajnë sigurim shëndetësor dhe social, megjithatë mënyra se si këto ndryshime janë sjellë dhe rregullorja e cila parashikon se si ato ndryshime të zbatohen, flet se efekti do të jetë mundës ndaj njerëzve të cilët punojnë”- deklaroi kryetarja e SGPS-së, Tamara Çausidis.

“Njëra prej qëllimeve të qeverisë është që t’i mbush arkat e Fondit Pensional dhe atij Shëndetësor në kurriz të njerëzve të varfër, apo shtresës së mesme dhe të varfër. Ajo harron se po privilegjon qytetarët më të pasur në shtet. Ne duam që të hiqet niveli më i lartë prej 6 rrogash mesatare, për të paguar kontribute të rrogës”- tha Zdravko Savevski nga Organizata “Solidarnost”.

“Ne kërkojmë shtyrje të këtyre ndryshimeve ligjore, sepse gjatë asaj periudhe kërkojmë të realizohet  debat publik. Do të kërkojmë edhe takim me ministrin, Dime Spasov. Ky ligj sillet me qëllim që gjithçka që është progresive të shkatërrohet, gjithçka që është kritike ndaj qeverisë të pamundësohet. Në fund, të gjithë ata që duhet t’i paguajnë këto kontribute, do të mundohen ta manipulojnë ligjin. Të gjithë do të bëhemi kriminel në këtë shtet”- u shpreh Marjan Risteski nga “Konfederata e Organizatave Sindikale”.

Pjesëmarrësit në debat u shprehën se në Maqedoni ka rreth 150 mijë persona që punojnë me honorarë ose me kontrata autoriale.

Nga sektori civil propozuan që nëse pushteti nuk i merr parasysh sugjerimet e dala nga debati, atëherë të organizohet protestë masive para qeverisë. (Mefail Ismaili, TVM2)