Maqedoni
Covid 19, 15 viktima, 412 të infektuar në 24 orë
01.10.2021 17:44
Është 15 numri i fataliteteve në vend në 24 orët e fundit...

Është 12 numri i fataliteteve në vend në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë nga Shkupi, ndërsa nga një viktimë janë regjistruar në Kumanovë, Tetovë, Veles, Kavadar, Dibër, Kriva Pallankë dhe Dellçevë. Të gjithë kanë ndërruan jetë në kushte spitalore. Në mënyrë plotësuese në statistikat e së premtes janë regjistruar edhe 3 viktima nga Termini im, që kanë ndërruar realisht jetë nga 25 korrik deri më 28 shtator. Të gjithë personat e raportuar ndërruan jetë në kushte shtëpiake.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.379 testime, kanë rezultuar positive 412 persona. Janë regjistruar edhe 395 pacientë të shëruar. Në vend ka aktualisht 12.089 raste aktive.
