Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Jakimovski premton rihapjen e “Fshatit maqedonas”
01.10.2021 18:13
Kandidati i GROM, për komunën e Karposhit, Stevce Jakimovski..

Kandidati i GROM, për komunën e Karposhit, Stevce Jakimovski, premton rihapjen e fshatit maqedonas dhe rikthimin në punë të 50 personave që punonin atje
“Në 10 vitet e fundit, objektet më të kritikuara në Republikën e Maqedonisë janë përmendoret. Për fat të keq, këtu pas nesh ndodhet “Fshati maqedonas” e cila është mbyllur veçmë 2 vite. A nuk është për të ardhur keq, kur janë investuar kaq shumë para të popullit dhe ky objekt mos të jetë në hartën turistike të Karposhit, Shkupit dhe të Republikës së Maqedonisë, 50 të punësuar të humbasin vendet e tyre të punës, këtu mos të jetë interesantë për qytetarët të Karposhit dhe Shkupit. Për këto arsye vlersojmë se nëse qeveria dhe shërbimet e përbashkëta nuk janë të gatshëm që objektin të vënë në funskion, atëherë le t’ia japin Komunës së Karposhit. Ne dëshirojmë që këtë objekt ta vendosim në funskion që të jetë në interes të qytetarëve të Karposhit dhe Shkupit, të jetë objekt interesant për turistët të cilët vinë në qytetin tonë dhe të njejtën kohë të krijojmë 50 vende të reja pune.”, tha Stevçe Jakimovski, kandidat për komunën e Karposhit – GROM.
