Maqedoni

Monitorimi i mediave, ASHMAAV: nuk është shkelur kodi zgjedhor

01.10.2021 18:32

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në raportin e dytë të monitorimit...

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në raportin e dytë të monitorimit të raportimit mediatik për Zgjedhjet lokale,nga  1 shtatori deri më 26 shtator, nuk ka vërejtur shkelje të dispozitave nga Kodi zgjedhor

Në raport është analizuar programi 24-orësh i RTVM 1 dhe gjashtë televizioneve komerciale në nivel shtetëror.
 
“Në periudhën parazgedhore në RTVM nuk janë evidentuar përballje debative të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, të cilat Servisi publik radiodifuzues është i detyruar t’i organizojë sipas nenit 76 paragrafi 11 nga Kodi zgjedhor. Detyrimin për raportimin në gjuhën e shenjave për personat me dëgjim të dëmtuar, e plotësuan vetëm RTVM1 dhe TV 24 Vesti”, theksuan nga Agjencia.
 
Në këtë periudhë, tema për zjarrin fatal në spitalin modular në Tetovë i ka mbuluar të gjitha temat aktuale, të politikës së brendshme dhe shoqërore nga 8 shtatori tragjik e mëtej. Në raport u theksua se përshtypje mbizotëruese nga monitorimi i qasjes mediatike ndaj opsioneve partiake ose drejt atyre të pavarura, është se temat të cilat logjikisht priten në periudhën parazgjedhore, e humbin primatin publik, mediatik, kështu që edhe ato përcillen përmes një vizioni të polarizues partiak.