Botë
Covid 19 në Shqipëri, 7 humbje jete në 24 orët e fundit, më e reja 47 vjeçe
01.10.2021 19:30
Një skuadrilje e tërë ajrore kineze, e pajisur edhe me dy bomba atomike...

7 qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Viktimat janë një 47-vjeçare nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një 61-vjeçar nga Gjirokastra, një 63-vjeçar nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç.
647 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid 19, nga 4.139 testime të kryera.
Numrin më të lartë të infektimeve vazhdon ta ketë Tirana, pasuar nga Durrësi, Shkodra dhe qytetet e tjera:
256 qytetarë në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Shkodër, Kamëz, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 22 në Kukës, 21 në Berat, 17 në Sarandë, 16 në Krujë, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Lezhë, Mallakastër, 8 në Pogradec, 7 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, 6 në Dibër, Gramsh, 5 në Vorë, Patos, Divjakë, Korçë, Dimal, Cërrik, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Fushë Arrëz, Himarë, Poliçan, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Mirditë, Shijak, Mat, Rroskovec, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Skrapar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në të gjithë vendin numërohen 9.499 pacientë aktivë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 964 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,574 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel
