Botë
Kosovë, dy të vdekur dhe 42 raste të reja me Covid-19
01.10.2021 19:57
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë shënuar 2 raste të vdekjes....

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600 në total numri i rasteve aktive është 2.559.
Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 14.821 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.343.656 doza të vaksinës.
