Opozita në Shqipëri, drejt kthimit në kuvend

11.12.2014 17:52

Opozita në Shqipëri është drejt rikthimit në parlament. Sinjalin pozitiv e dha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një takimi me aleatët e tij.....

Basha, u shpreh se falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, qeveria është shumë pranë përmbushjes së kërkesave të opozitës dhe shprehu gatishmërinë për të arritur marrëveshje.

Ndërsa kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, shprehen dëshirën, por njëkohësisht edhe skepticizmin e tyre nëse qeveria do t’u ofrojë zgjidhjen e ngërçit.

Dy ditë më parë, kryeministri, Edi Rama, ndodhej në Bruksel, ku është takuar me përfaqësues të partive evropiane. Rama, u ka folur për situatën politike në Shqipëri, duke u treguar edhe për kërkesat e përmbushura nga ana e qeverisë ndaj opozitës. (Luljeta Ndoka, TVM2)