Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021: Besa mbajti takim me qytetarët në Strugë

02.10.2021 12:54

Kandidati për kryetar komune, Abdulla Qazimi, nga Lëvizja Besa, mbrëmë në Strugë premtoi se do të zgjidhë problemin me deponinë dhe ujin e pijshëm në qytet. Edhe bartësi i listës Fatmir Emush, premtoi se atraktizmi në turizëm do t’i rikthehet Strugës. 
 
“Ne do të punojmë për qytetin, për popullin, ne kemi projekte, projekte që duhet të realizohen, jo vetëm fjalë apo filozofi, për tre mandate ata nuk realizuan me deponinë, ne në Strugë jetojmë me një deponi kancerogjene. Ne po kërkojmë një mandat për të zgjidhur problemin me deponinë, me ujin, kemi ujë, por nuk kemi njerëz që do të punojnë për popullin. Ne premtojmë të punojmë për njerëzit, me dinjitet dhe me moral”, u shpreh kandidati për kryetar të Strugës- Besa, Abdulla Qazimi
 
“Lëvizja Besa me projekte konkrete do të përpiqet ta rikthejë qytetin e Strugës në një destinacion atraktiv turizmi, ku sezoni nuk do të zgjasë vetëm 6 javë, por ky destinacion do të jetë interesant dhe i kërkueshëm 365 ditë në vit”, theksoi bartësi i listës së këshilltarëve- Besa, Fatmir Emush.
 
Nga Lëvizja Besa kërkuan votën e qytetarëve të Strugës duke premtuar se do të rregullojnë problemin me ndërtimet e pa planifikuara dhe se do të realizojnë më shumë hapësira të gjelbërta. 
 
ILMIJE ZHAKU