Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021: Arsovska, programi për mbrojtjen e Vodnos

02.10.2021 13:51

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premtoi se do ta shpallë Vodnon park natyror...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premtoi se do ta shpallë Vodnon park natyror e do ndalë ndërtimet në të.
 
“Vodno u bë vend ku në vend të drunjve filluan të ngrihen ndërtesa. Vodno u bë vend ku nuk ka investime për aktivitete sportive, nuk pa as ujë për pije ose kushte tjera elementare për personat të cilët argëtohen. Vend për mbeturina ku nuk ka asnjë investim nga qyteti. Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë. Vodno duhet të ketë zgjidhje afatgjatë, të ndalohen keqpërdorumet në park dhe të shpallet park natyror”, u shpreh kandidatja epavarur për qytetin e Shkupit, Daniela Arsovska.