Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM mban tubim në komunën e Velesit

02.10.2021 14:10

LSDM në tubimin e mbajtur mbrëmë në Veles prezentoi Kandidatin për Kryetar të Komunës së Velesit

LSDM në tubimin e mbajtur mbrëmë në Veles prezentoi Kandidatin për Kryetar të Komunës së Velesit dhe këshilltarët për Komunën e Velesit. Kandidati për kryetar nga rradhët e LSDM së Nenad Kociq , bëri të ditur se për çfar komune dhe qyteti do të angazhohet. 
 
Tha se ka qëllime të  ndershme dhe ka dëshirë të bëjë një qytet për të gjithë qytetarët e tij. Si ekologjist do të luftojë për një ambient të pastër jetësor kundër ndotësit kryesor xehtores ndërsa tani dëshiron që si Kryetar i këtij qyteti të luftojë për një Veles modern dhe urban  tha Kociq. 
 
“Program i cili garanton zhvillim, investime të reja , vende të reja të punës si për të rinjët ashtu edhe për të papunësuarit. Program që garanton impuls të ri në zhvillimin e Velesit tonë. Projekte nga sfera komunale, infrastrukturore, ndërtimi i rrugëve , mbrojtja e ambientit jetësor , të rinjët, sporti, kultura , argëtimi dhe turizmi si dhe investimet e huaja janë pjesë  e programës sonë”, u shpreh kandidati për kryetar të Velesit nga LSDM, Nenad Kociq.
 
Një pjesë prej proekteve që i paralajmëroi Kociq janë gatishmëria e tij ti dëgjojë hallet e qytetarëve, por edhe shërbimet e vetqeverisjes lokale do të dëgjojnë  ankesat e qytetarëve . Poashtu do të angazhohet për administratë të  përgjegjshme dhe llogaridhënëse pa u shetitur nepër sportele si dhe një Komunë pa korrupsion. Paralajmëroi rekonstrumin e sallës Gemixhii dhe stadionit Zoran Paunov, ndërtimin e një pishine të mbyllur sportive.
 
Sigurimin e vendeve të reja për parkingje përmes ndërtimit të garazheve montuese dhe nëntoksore, ndriçimin e fshatrave, ndërtimin e parqeve për fëmijët si dhe çerdhe në mjediset rurale janë vetëm një pjesë e proekteve që do të kenë prioritet. 
 
Kryetari i LSDM së Zoran Zaev tha se si Qeveri katër vitet e kaluara kanë investuar rreth 16 milion euro për infrastrukturë në Veles, kanë investuar për një jetesë më të mirë për banorët e Velesit  përmes ndërtimit të rrugëve, ujsjellësve, kanalizimeve, çerdheve dhe shkollave. Paralajmëroi edhe agjendën e gjelbërt të Kandidatit Kociq për një Veles më të  bukur dhe më të pastërt. 
 
“Ne paratë nuk i shpenzojmë për gurë dhe barok dhe për bronzë të  rrejshme, ne ndërtojmë rrugë, shkolla, çerdhe, ujësjellës dhe kanalizime, objekte sportive ndërtojmë infrastukturë të domosdoshme për një  jetesë më cilësore për qytetarët.  Anijet në shtratin e lumit Vardar i zëvendësuam  për ujsjellës, stacione filtruese, rrugica për çiklistët në komuna për qytetarët”, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. 
 
Sipas Zaevit,  Kociq posedon programë reale për një jetë më cilësore për banorët e Velesit prandaj dhe duhet të jetë fitues në zgjedhjet lokale më 17 tetor. Edhe një herë rikujtoi qytetarët e Velesit se numrin të cilin duhet ta rrethojnë është numri i qytetarëve të Velesit që kanë qenë gemixhinj në atentatet e Selanikut dhe aq vargje numron edhe përmbledhja Muzgjet e bardha nga autori Kosta Solev Racin. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI