Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE tubim në Demir Hisar dhe Manastir
02.10.2021 14:29
Demir Hisari dhe Manastir janë qytete ku koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoni” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-në...

Demir Hisari dhe Manastir janë qytete ku koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoni” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-në, e prezentoi programin për zgjedhjet locale të 17 tetorit. Konjanovski njoftoi procedurë të re për fillimin dhe miratimin e Planit të përgjithshëm urban si bazë nga e cila mund të planifikohet dhe projektohet e ardhmja e qytetit.
Ai njoftoi projekte të tjera në pothuajse të gjitha fushat e jetës së qytetit."Ne do të punojmë që nga dita e parë, Manastiri të jetë një qytet i përshtatur për çdo qytetar, një qytet që do të sigurojë cilësinë e jetës, sipas parimeve të drejtësisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, shërbimet sociale duhet të jenë në kohë, të fokusuara dhe të arritshme për të gjithë në mënyrë të barabartë.
“Lufta për Manastirin është para së gjithash luftë për investime, investime të reja dhe vende pune të reja, dhe kjo përmes rrirregullimit të infrastrukturs në zonën industriale Zhaben. Ky project është kyç për zhvillimin ekonomik rajonal. Gjithashtu e kemi luftën edhe për ambient të pastërt jetësor dhe këtu kemi proektet për gasifikim dhe nxemje qendrore në Manastir. Lufta për manastirin është edhe rikonstrimi dhe ndërtitmi I ifrastruktures rrugore në vendet rurale dhe ato të qytetit”, u shpreh kandidati për kryetar të Manastirit nga VMRO-DPMNE, Toni Konjanovski.
Konjanovski njoftoi procedurë të re për fillimin dhe miratimin e Planit të përgjithshëm urban si bazë nga e cila mund të planifikohet dhe projektohet e ardhmja e qytetit.Ai njoftoi projekte të tjera në pothuajse të gjitha fushat e jetës së qytetit.
Konjanovski u zotua se nëse merr besimin e qytetarëve ai dhe ekipi I tij do tu kushtojn vëmendje të veçantë të moshuarve, fëmijëve dhe të rinjve, fëmijëve me aftësi të kufizuara, personave me aftësi të kufizuara, përfituesve të ndihmës sociale, të papunëve, familjeve me një prind, familjeve të mëdha, viktimave të dhunës në familje dhe kategorive të tjera të cenueshme të qytetarëve.
Mickoski vuri në dukje se patriotizm i përbashkët është kur do do tu jepen fund klaneve dhe qutetet do tu përkasin qytetarëve kur të gjithë qytetarët do të jenë të bashkuar për një të ardhme të përbashkët, ku tenderat nuk do të përfundojnë në xhepat privatë, dhe qytetarët do të kenë një standard evropian.
Patriotizmi i përbashkët është sigurimi i pagave më të larta, kur qytetarët do të kenë më shumë para në xhep, ka thënë Mickovski. Sipas tij patriotizëm është të luftosh për arsim cilësor, jo edukim me tekste elektronike vetëm sepse duhet të ketë tendera që do të përfundojnë në xhepat privatë.
“Patriotizmi i përbashkët se si të krijojm një Manastir të avancuar dhe Maqedoni të përparuar, të cilat do të kenë një standard si Vjena dhe Austria. Të luftojmë për rrugë dhe parqe në Tetovë, Kumanovë, Manastir, Shkup, kudo në Maqedoni. Për të krijuar vepra që do të krijojnë një të ardhme të re. prandaj e kemi të ardhmen dhe kjo është arsyeja pse nevojiten ndryshime, projekte dhe fitore . këtë që po e them është në programin e çdo kryetari të ardhshëm nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Perteritaj per Maqedonin”, theksoi kryetari i VMRO - DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickoski në komunën e Demir Hisarit theksoi se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk janë të thjeshta dhe se do të përcaktohen në çfarë drejtimi do të lëviz shteti.
“Nëse do të zgjidhet drejtimi i ripërtëritjes, projekteve, vizionit, strategjisë, prosperitetit dhe ardhmërisë ose do të mbesim të bllokuar në përditshmërinë e sotme të zymtë dhe të rëndë, plot me humbje, padrejtësi, krim dhe korrupsion, gjegjësisht përzgjedhja është midis ardhmërisë ose të kaluarës”, tha Mickoski.
Sipas tij e ardhmja i shpërblen ata që këmbëngulin dhe vazhdojnë të luftojnë pa marrë parasysh çfarë.
Unë do të vazhdoj të luftoj pa marrë parasysh çfarë.Pra, le të jemi këmbëngulës. Këto zgjedhje janë një shans për ndryshim, një shans për një të nesërme më të mire ka thënë Miskoski .Ai vlerësoi se retorika e kandidatëve për kryetarë komunash të LSDM-së tregon se “janë të bllokuar në të kaluarën, në vitin 2015 kur ishin opozitë”.
Prandaj, shtoi, qytetarët më 17 tetor do të zgjedhin të ardhmen, projekte dhe fitore dhe më pas pas fitores në zgjedhjet lokale, vijon qeveri e re e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe ajo qeveri do t’i hap librat që në 100 ditët e para për tërë krimin, për tërë turpin, për të gjitha tradhtitë që i kanë bërë këto katër vite.
SANIJE DURAKU
