Poroshenko, sërish akuzon Moskën
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, gjatë një vizite në Australi, teksa është takuar me kryeministrin australian, Tony Abbott, i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund mbështetjes së saj për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.....

Ai, ka kërkuar nga Rusia që t’i heq forcat e saj nga toka ukrainase dhe të mbyllë kufirin me Ukrainën, duke thënë se vetëm kështu brenda javësh do të arrihej paqe dhe stabilitet në Ukrainë.
"Unë shpresoj se shumë shpejt hetimi do të përfundojë dhe tani ne i kemi rezultatet preliminare kush është përgjegjës. Kjo është një tragjedi, por kjo tragjedi bashkon kombin tonë. Ne jemi duke bërë luftë për liri dhe demokraci për paqe. Dhe ju absolutisht keni të drejtë për vlerat, vlerat evropiane”- deklaroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.
Abbott, ka shfaqur mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën.
"Kjo është një mundësi për presidentin rus, Vladimir Putin, të jetë një burrështeti, si dhe një patriot. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të kujdesen për engjëjt më të mirë dhe për natyrën e tyre këtu"- tha kryeministri i Australisë, Tony Abbott.
Moska në vazhdimësi ka mohuar se ka ndonjë rol në Ukrainën lindore. Komentet në Melburn janë bërë disa ditë pas përleshjeve në mes të trupave ukrainase dhe separatistëve, përleshje që kanë dobësuar shpresën për funksionimin e armëpushimit.
Kievi e ka hedhur poshtë mundësinë e diskutimit për paqe, derisa rebelët t’i ndalojnë plotësisht gjuajtjet me armë. (Leunora Kaliqi, TVM2)
