Maqedoni

Covid 19: 11 viktima, 468 raste të reja në 24 orë

02.10.2021 18:16

Gjatë 24 orëve të fundit, betejën covid e kanë humbur 11 persona...

Për më tepër, sipas Regjistrit të vdekjeve, nga KOVID-19 nga Termini im, u raportuan edhe 4 persona të tjerë të vdekur, nga 15.09.2021 deri në 30.09.2021.
 
Të vdekurit janë 3 persona nga Manastiri dhe një person nga Shkupi, të moshës 51 deri në 80 vjeç. Nga personat e raportuar, 3 vdiqën në kushte spitalore dhe një person vdiq në shtëpi.
 
Gjithashtu janë regjistruar edhe 468 raste të reja nga 4295 testime të kryera.Më së shumti të infektuar të rinjë ka në  Shkup edhe atë 227persona.
 
Nga Institutii Shëndetit Publik njoftojnë edhe për  284 të shëruar në 24 orë. Deri më tani, gjithsej 1,297,190 teste Covid-19 janë kryer në vend.
 
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 190,288, numri i pacientëve të shëruar është 173,332, numri i të vdekurve është 6,694, dhe numri i rasteve aktive është 12,262.