Botë

Rrëshqitje toke në Indi, ndërtesa 8-katëshe zhduket në pak sekonda

02.10.2021 19:13

Pamje tronditëse janë bërë virale në internet ku duket momenti i rrëzimit...

Pamje tronditëse janë bërë virale në internet ku duket momenti i rrëzimit të një ndërtese 8-katëshe pas rrëshqitjes së tokës.
 
Fatmirësisht, të gjithë banorët ishin evakuuar para ngjarjes.
 
Në video, ndërtesa nis të lëvizë ngadalë para se të përfundojë në gërmadha e pluhur.
 
Ngjarja ka ndodhur më 30 shtator në Himachal Pradesh të Indisë, ndërsa rrëshqitja e tokës ka ndodhur si pasojë e shirave të dendur të ditëve të fundit.