Maqedoni

Strugë - Ohër, sezoni turistik i mirë, por jo mjaft i suksesshëm

03.10.2021 12:43

Sezoni i kaluar turistik, pavarësisht pandemisë së Covid 19, mund të vlerësohet si i mirë...

Sezoni i kaluar turistik, pavarësisht pandemisë së Covid 19, mund të vlerësohet si i mirë, por jo mjaft i suksesshëm. Shumë turistë të huaj dhe vendas kaluan verën në brigjet e Liqenit të Ohrit, por sezoni ishte i shkurtër, kulmi filloi në korrik dhe përfundoi në gusht.
 
Ndryshe nga vitet e kaluara para pandemisë, kur turistët më të shumtë në brigjet e Liqenit të Ohrit ishin holandezët dhe turqit, këtë verë më të shumtë ishin mysafirët nga Polonia, Ukraina dhe vendet fqinje. 
 
“Të mos harrojmë që 6 muaj këtë viti ishim të mbyllur dhe me dy muaj, pra të gjitha objektet që funksionojnë për 12 muaj dhe dhjetë muaj në vit do të pësojnë humbje. Për sa i përket objekteve tona që punojnë vetëm në sezonë, pati një përmbushje të mirë për ta dhe sezoni mund të konsiderohet pozitiv”, u shpreh kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.
 
Punonjësit e turizmit thonë se dy muaj nuk janë të mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet për të gjithë vitin. Në pritje të muajve të dimrit, shumë objekte hotelierike do të vënë një çelës në derë dhe përsëri do të presin mbështetje financiare nga shteti.
 
“Presim ndihmë, këtu të paktën mund të shihen se kush ka pësuar humbje, të cilët nuk janë të gjithë, ata që kanë numra negative në fund të vitit, duhet të marrin ndihmë, e cila duhet të vendoset prej tash a do të jetë ndihmë në rroga apo diçka tjetër, çfarëdo që të jetë do të jetë në ndihmë”, theksoi Blazheski.
 
Sezoni veror 2021 nuk mund të krahasohet me sezonin 2019, i cili konsiderohet si më i suksesshmi me një rekord prej 3 milionë qëndrimesh gjatë natës në vend, por as me sezonin 2020 që ishte sezoni më i dobët për turizmin.
 
ILMIJE ZHAKU