Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Besa mbajti takim me qytetarët në Saraj
03.10.2021 13:01
Lëvizja Besa, mbrëmë në Saraj prezentoi kandidatin për kryetar dhe listën e këshilltarëve...

Premtuan se se do të marin hisen që u takon në buxhet e nuk do lejojnë që Saraji të mbushë buxhetin e komunave të tjera e të mos shfrytëzojë të mirat natyrore e industriale që i ka.
“Unë nuk e kam hallin pse ata nuk investojnë në këtë pjesë kur i thithin mjetet nga zona industriale. Por kam problem kur premtojnë e japim propozime e projekte për Sarajin, e ata, edhe shqiptarët pjesë e shumicës në Këshillin e Shkupit, mundohen t’i sabotojnë projektet tona”, u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Sarajit nga Besa, Hasim Murtezani.
“Janë në shumicën e Këshillit të Shkupit, pse nuk i kanë bërë presion kryetarit të Shkupit. Pse duhet unë e këshilltarët e oopozitës të japim propozime e të mos kemi mbështetje”, theksoi kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga Besa, Kastriot Rexhepi.
Nga Lëvizja Besa kërkuan votën e banorëve të Sarajit duke premtuar se do tregojnë se mund të udhëhiqet ndryshe me komunën.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
