Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021: Arsovska, programi për gjelbërim në Shkup

03.10.2021 13:37

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premtoi parqe të gjelbërta për cdo komunë e lagje në Shkup...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premtoi parqe të gjelbërta për cdo komunë e lagje në Shkup.
 
“Qytetarëve duhet t’u sigurohen parqe, në të gjitha lagjet  ku banojnë. Parqet e reja që ne i planifikojmë, përskaj parqeve të vogla që do të ketë në cdo venbanim, do t’i ndërtojmë në komunën  e Arerodromt, Gazi Babës,  në Cair, Gjorce Petrov dhe komunë  e Kisella Vodës. Me principin e parkut të qytetit, qytetarët e këtyre komunave do të kenë hapësira të gjelbërta me pemë, bimësi e gjelbërim, pajoisje urbane, hapësira sportive dhe shtigje për këmbësorët. Njëkohësisht do të mirmbajmë edhe parkun e qytetit”, u shpreh kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit, Daniela  Arsovska.