Kulturë

Kërçovë, u mbajtën takimet poetike “Hyjnesha Ilire Thana”

03.10.2021 13:55

Klubi i shkrimtarëve kërçovar “Penestia”, edhe sivjet në këto kushte të pandemisë globale...

Klubi i shkrimtarëve kërçovar “Penestia”, edhe sivjet në këto kushte të pandemisë globale, i mblodhi rrëzë kalasë së Uskanës së lashtë, krijuesit e hapësirave shqiptare dhe poetët nga shumë shtete evropiane dhe botrore, për të shpalosur frymëzimet e tyre poetike, në takimet e teta me radhë të manifestimit “Hyjnesha Ilire Thana”.
 
 Në orën letrare të mbajtur në mbrëmjen e parë të këtij manifestimi, përveç krijuesve me prani fizike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, vargje poetike përmes platformës online, i prezentuan edhe poetë të njohur nga shumë vende të botës.
 
Në mbrëmjen e fundit, u promovuan librat: Hyjnesha Thana” botim i Klubit të shkrimtarëve kërçovar Penestia, Në Tetovë bie shi nga autori Daim Ilazi, Jeta u shua ende pa u gëdhirë nga autorja Lirianë Xhemaili dhe revistat Metafora të botuara nga Klubi i shkrimtarëve të Kosovës.   
 
Klubi i shkrimtarëve kërçovar Penestia, ndau mirënjohje për poetët që e kanë mbështetur në vazhdimësi manifestimin “Hyjnesha ilire Thana”.
 
SHABAN DALIPI