Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, E Majta prezantoi programin për Velesin

03.10.2021 14:13

Zllatko Arsov, profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi...

Zllatko Arsov, profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi, i cili është kandidat i së Majtës për kryetar të komunës së Velesit, prezantoi programin e tij zgjedhor.
 
“Krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal është një faktor i rëndësishëm për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve. Kjo do të parandalonte emigrimin e popullsisë jashtë dhe në qytete të tjera.”, tha Arsov, i cili theksoi se ky zhvillim do të jetë vendimtar për të parandaluar largimin e të rinjve nga vendi.
 
Ai theksoi se qëllimi është krijimi i vendeve të punës duke tërhequr investime të reja të huaja dhe të brendshme. Avantazhi, tha ai, do të ishin teknologjitë dhe industritë moderne që do të ndotnin minimalisht dhe do të arrinin të ardhura të larta, të tilla si industria e elektronikës dhe mekanika precize.
 
“Do të nxisim zhvillimin e Velesit, përkatësisht zhvillimin e ekonomik lokal përmes krijimit të mundësive për biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha. Meqë Velesi veç asaj që ishte qytet industrial ka edhe bujqësie të zhvilluar. Në programet tona janë paraparë edhe ndihma për bnorët që merren me bujqësi dhe fermerët e rrethit të Velesit.  Dmth ne si parti do t’a përkrahim në formë aktive këtë kategori të popullatës. Do t’u japim ndihmë gjatë konkurimit për projekte përmes IPARD, përmes Agjencisë për përkrahje dhe zhvillim të bujqësisë të Republikës së Maqedonisë dhe fonde të tjera të ndryshme të cilët kanë për qëllim nxitjen e prodhimit bujqësor”, u shpreh kandidati për kryetar të Komunës së Velesit, Zlatko Arsov.
 
Arsov njoftoi se ai do të punojë në sigurimin e logjistikës së nevojshme dhe zgjerimin e mundshëm të zonave ekzistuese industriale dhe krijimin e zonave të reja industriale nëse është e nevojshme. Njoftoi dhe mbështetje për zhvillimin e zejtarisë dhe bizneseve të vogla familjare. Do të përpiqet të zvogëlojë bllokimet në zonën e qendrës së qytetit, si dhe të kapërcejë bllokimet e trafikut dhe kaosin në qytet.
 
Në fushën e mjedisit, premtoi gazifikim përmes ndërtimit të rrjetit të gazifikimit dhe lidhjes së detyrueshme të objekteve industriale me të, furnizimi me energji diellore dhe të erës duke tërhequr investitorë të interesuar, pyllëzim të zonave të zhveshura dhe erozive rreth qytetit dhe fshatrave, pyllëzim në pjesën e djegur të zonë përreth Liqenit Rinia, si dhe ndalimin e çdo aktiviteti të ri ndërtimor në breg të këtij liqeni.
 
“Kjo situatë në dukje e pashpresë në të cilën ndodhemi, falë së kaluarës dhe grupit aktual qeverisës, nuk është e pandryshueshme.”-thotë Arsov.
 
Sipas tij, çdokush që ka studiuar zhvillimin e shoqërive nga ekonomitë e pazhvilluara në ato të zhvilluara e di se formula për zhvillimin është e njohur dhe e vendosur mirë - cilësia e shëndetit, arsimit, politikat sociale dhe sundimi i ligjit sigurojnë një bazë të fortë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, i cili çon drejt zhvillimit të ekonomisë dhe shoqërinë në tërësi.
 
“Ne jemi vonë dhe tashmë duhet të shkojmë në rrugën e duhur, në mënyrë që të përmirësojmë situatën në të cilën ndodhemi.’- thotë Arsov.
 
SHPËTIM NUREDINI