Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PLD-DOM mbajtën tubim në Prilep
03.10.2021 14:31
Kandidati për kryetar i komunës së Prillepit Sllave Petrevski nga rradhët e koalicionit PLD-RDM-së...

Kandidati për kryetar i komunës së Prillepit Sllave Petrevski nga rradhët e koalicionit PLD-RDM-së u premtoi qytetarëve se nëse zgjidhet kryetar do të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë të madhe për t’i zgjdhur problemet e tyre të përditshme në këtë komun.
Ai u tha haptazi se në këto zgjedhje nuk mund të premtoj shumëçka, por mund të angazhohet të rregullojë kaosin e komunikacionit rrugor, të hap rrugën e investitorëve duke sjellur planin e ri urbanistik dhe t’i mbështes qytetarët për panele fotovoltaike.
“Në komunën tonë disa çështje nuk janë të zgjidhura, andaj themi se një nga prioritetat tona është që të zgjidhim problemat e çdo investitori qoftë të huaj apo vendas i cili dëshiron të investojë në Prillep tu mundësojmë të kenë tokë për të investuar. Idea është që t’i mbajmë ata këtu për t’u investuar e jo siç shohim deri tani qytetarët tanë të shkojnë për investime në qytete tjera. Mendoj se mundet të ndërtohet edhe garazh disa kateshe dhe t’i mbështesim qytetarët në instalimin e panelave fotovoltike”, u shpreh kandidati për kryetar të Prillepit nga PLD-DOM, Sllave Petrevski.
“Të dalim të gjithë së bashku dhe të votojmë për numrin 2 dhe t’i sjellim ndryshimet në RVM. Përveç kryetarit tonë është koha e duhur që t’i zgjidhim edhe këshilltarët më të mirë për qytetin e Prillepit. Prillepit i nevojiten më shumë parqe, hapësira të gjelbërta dhe punë konkrete në terren. Andaj në zgjedhjet e 17 tetorrit pres një rezultat të mirë, sepse në listat tona nuk ka vetëm aktivist politik por ka edhe persona pa libreze partiake, persona me autoritet dhe dinjitet”, theksoi Milevski.
Koalicioni i PLD- RDM paralajmëroi themelimin e një fondacioni për fëmijët me sëmundje të rralla dhe mbështetje për prodhuesit e duhanit duke ndarë parcela falas për kultivimin e fidanëve të duhanit. Të gjithë së bashku u zotuan se do të angazhohen për agjenden e gjelbërt, dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
REXHEP QAMILI
