Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PDSh mbajti tubim në Shipkovicë të Tetovës
03.10.2021 15:25
Me moton “Me të zotët ka shpresë”, PDSH prezentoi mbrëmë në Shipkovicë, programin për Tetovën...

Me moton “Me të zotët ka shpresë”, PDSH prezentoi mbrëmë në Shipkovicë, programin për Tetovën. Premtuan legalizim të ndërtimeve pa leje dhe shumë projetkte të reja dhe ndarje të drejtë të buxhetit.
“T’ju jepet mundësi që shtëpijat tuaja të jenë të hipotekuara të keni mundsësi të keni letër për të realizuar të drejtën që të mundeni me dokument hipoteke të merrni kredi. Deri tani shtëpitë tuaja kanë qenë të dyshimta, sepse deri tani kur ju janë dashur kredi apo orë rryme, u është thënë se këto shtëpi janë të parregullta”, u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga PDSh, Sadi Bexheti.
“Ndarje e buxhetit dhe decentralizim i plotë i pushtetit qëndror, ku komunat tona do të fitojnë forcë edhe financiare por edhe vendimmarrëse”, theksoi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
PDSH premton ta kthejë komunën në shërbim të qytetarëve.
VISAR SADIKI
