Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, LSDM mbajti tubim në Vinicë
03.10.2021 16:01
Kandidati i LSDM-së për kryetar në komunën e Vinicës, Ivica Dimitrov kërkoi edhe një mandat para bashkëqytetarëve të tij...

Duke theksuar se gjatë katër viteve Vinicën e ka shëndruar në komunë moderne me infrastrukturë dhe kulturë europiane, shtoi se përkushtimi I stafit të tij ka rezultuar me realizimin e mbi 200 projekteve.
Dimitrov theksoi se janë asfaltuar 44 kilometra rrugë në Vinicë dhe 7 kilometra rrejt I ri ujësjellësi, sallë e re sporti, objekt për përkujdesjen e familjeve në nevojë si dhe stacion për filtrim. Gjithashtu është rinovuar internati për fëmijët me nevoja të posaçme në fshatin Bllatec, është rregulluar shtarti i lumit Gradeç.
Projektet e realizuara janë në vlerë prej 10 milion euro, theksoi Dimitrov. Ai paralajmëroi bashkëpunim me sektorin e biznesit, me qëllim që Vinica të mbetet e fuqishme në të gjitha fushat e jetës.
“Do të bëhet dislokim i deponisë në fshatin Leski, do të ndërtohet rruga nga fshati Tërsino deri në Gollak, rrethrotullim në qytetin e Vinicës, stacion I ri I autobusëve, park, bulevard i ri në gjatësi prej 600 metrave, kënde të reja për fëmijë, do të ndërtohet tribunë e re e stadiumit të qytetit dhe do të mbulohet ekzistuesja. Do të ketë zona të reja për çiklistë, do të përmirësohet shkalla e pastërtisë në qytet dhe vendbanimet përreth si dhe do të vazhdojmë të investojmë në kulturë, sport dhe organizatat joqeveritare”, u shpreh kandidati i LSDM-së për Vinicën, Ivica Dimitrov.
Ndërkohë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se është e rrezikshme që menaxhimi i ndonjë komune ti besohet VMRO – DPMNE – së. Përderisa të pastrehët flenin rrugëve, të rinjtë iknin nga shteti, mësimdhënësit ishin të nën-çmuar, mjekët e degraduar, VMRO – DPMNE keqpërdorte miliona euro për ndërtimin e rreth 300 përmendoreve, theksoi Zaev. Asnjë qeveri nuk ka investuar sikurse pushteti aktual, ndërkaq janë siguruar edhe 500 milion euro për projekte lokale.
“Asnjëherë, thjesht asnjëherë më herët kështu nuk është investuar në komuna dhe atë me kujdes të barabartë për të gjitha komunat dhe për çdo rajon. Për vetëm katër vjet ndërtuam 60 kopshte për fëmijë, 80 shkolla, 60 objekte për policinë, 34 shtëpi shëndeti, 20 shtëpi të kulturës, teatro, objekte të komunave, trashëguam komuna të ngujuara në borxhe, pa vizion për zhvillim të mëtejmë”, theksoi kryetari i LSDM - së, Zoran Zaev.
Nëpërmjet programit TAV janë destinuar mbi 35 milion euro për 94 projekte komunale, sqaroi Zaev. Nëpërmjet bankës botërore për zhvillim janë siguruar170 milion euro për rrugë lokale, ujësjellës, kanalizime dhe stacione pastrimi.
Zaev nga Vinica porosities buxheti shtetëror është stabil dhe lajmëroi rritje të pagave dhe pensioneve. Këto janë zgjedhje lokale tha Zaev, por tejet të rëndësishme që të riafirmohet përcaktimi I qytetarëve të jetojnë në shtet moder dhe europian me komuna të zhvilluara.
MERAL ISMAILI
