Maqedoni
Kontesti RMV- Bullgari, Zaev: Dialogu është shumë i rëdësishëm
03.10.2021 16:18
Kryeministri Zoran Zaev, njësoj si homologu i tij Janev, shpreson që pas zgjedhjeve në Bullgari...

Kryeministri Zoran Zaev, njësoj si homologu i tij Janev, shpreson që pas zgjedhjeve në Bullgari, të intensifikohet dialogu mes dy vendeve për gjejtjen e një zgjidhjeje për kontestin që mban peng Maqedoninë e Veriut në rrugën europiane.
Nga Samiti “Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor” pret mbështetje, bisedime të frytshme me krerët e BE-së dhe me presidentin bullgar Radev.
“Mesazhet duhet të jenë të qarta dhe besoj se do të ndodhë të mërkurën, më 6 tetor, dhe e dyta do të jetë një koleksion, pra motivim shtesë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore. Bashkëpunim për ne do të thotë europianizim në pjesën e kapërcimit të grupeve, kapitujt të cilët në vitin 2022, sinqerisht besoj se do të jenë të hapur”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Negociatat me Bullgarinë, Pendarovski: Të harmonizohen me marrëveshjen për miqësi
Edhe presidenti Stevo Pendarovski shpreson që me Qeverinë e re në Sofje do të vazhdojnë bisedimet, por edhe porosit se vendimi duhet të harmonizohet me Marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim.
“Do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë konstruktive në bisedimet me Sofjen. Vendimi i bisedimeve të Bullgarisë duhet të harmonizohet me Marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim të dy vendeve dhe ta respektojë të drejtën e vetpërcaktimit të kombit tonë, si dhe identitetin nacional dhe gjuhën maqedonase. Shpresoj se pas zgjedhjeve bullgare do t’i vazhdojmë bisedimet me presidentin e sapozgjedhur dhe me Qeverinë politike me pushtet të plotë që do të ketë shumicë në Parlament”, theksoi presidenti në një intervistë për “ To Vima”.
Deri në samitin BE – Ballkani Perëndimor, MRV do të përforcojë aktivitetin diplomatik përmes zv kryeministrit dhe ministrit të jashtëm.
ADNAN HAJDARI
