Maqedoni
Programet e partive gjatë fushatës, qytetarët: Shumica e premtimeve lihen në harresë
03.10.2021 16:36
Ka kaluar java e parë e fushatës zgjedhore dhe qytetarët kanë filluar të njohen me programet e partive politike...

Ka kaluar java e parë e fushatës zgjedhore dhe qytetarët kanë filluar të njohen me programet e partive politike për 4 vitet e ardhëshme. Qytetarët që anketoi TVM 2 janë skeptikë se partitë do i plotësojnë të gjitha premtimet që japin në fushatë.
Thonë se nga përvoja e zgjedhjeve të kaluara, shumica e premtimeve nuk realizohen e shumë projekte fillojnë vetëm kur zgjedhjet afrohen.
“Asnjë premtim nuk e realizojnë, i harrojnë gjithmonë fillojnë prej fillimit dhe vetëm rikujtojnë nga ndonjë gënjeshtër të rradhës, asgjë tjetër”, u shpreh qytetari.
“Pa marrë parasysh se prej cilave parti politike vinë premtimet, nuk besoj. Nga ajo që shoh dhe dëgjoj nuk përkon me realitetin po dëgjojmë përalla”, theksoi qytetari.
“Nuk mendoj se janë reale të gjitha por ato për të cilat flasin, le t’i realizojnë”, u shpreh qytetari.
“Jo çdohere premtojnë para zgjedhjeve a është reale për katër vite asgjë të mos bëhet , të punohet vetëm tre muajt e fundit kjo nuk është reale”, theksoi qytetari.
“Për njerëzit duhet të ketë punë shtetësi nga ajo cka kanë bë politikanët më nuk besojnë njerëzit, nuk ka më besim”, u shpreh qytetari.
"Kur kanë qenë reale premtimet e politikanëve asnjëherë , nuk shikoj as televizion nuk më interesojnë”, theksoi qytetari.
Ka edhe të atillë që shprehën edhe dozë optimizmi.
“Nga këto zgjedhje pres të fitoj më i miri, ajo është kryesorja të punoj për popullin”, u shpreh qytetari.
“Duke pasu parasysh se kemi pasur përmirësime të rrugëve publike, korsive për biçikleta, pres që disa premtime që jipen në këtë fushatë do të realizohen për të gjithë shkupjanët”, theksoi qytetari.
“Do të punohet, rinia është duke marr funksione besoj se mirë do të bëhet. Ne kemi pasur kohëra më të vështira se këto edhe i kemi kaluar do të bëhet më mirë”, u shpreh qytetari.
Qytetarët presin që në këto zgjedhje lokale të fitojnë më të mirët dhe të bëjnë realitet premtimet e shumta që jepen në fushatë.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
