Maqedoni

“Financial Times’’: Sllovenia me presion, Ballkani në BE deri në 2030

03.10.2021 16:54

Presidenca aktuale e BE-së, Sllovenia, po bën presion që që i gjithë Ballkani Perëndimor...

Presidenca aktuale e BE-së, Sllovenia, po bën presion që që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian deri në fund të vitit 2030.
 
Propozimi për pranimin e shpejtë të vendeve, përfshirë Maqedoninë e Veriut, vjen në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor javën e ardhshme dhe u dorëzua në takimin e ambasadorëve në Bruksel dy ditë më parë, shkruan gazeta prestigjioze britanike “Financial Times”.
 
E përditshmja thotë megjithatë se nga vendet e tjera anëtare , propozimi u konsiderua jorealist, marrë  parasysh sfidat ekonomike dhe politike në rajon.
 
"Bashkimi Europian është nën presion për të rifilluar bisedimet e zgjerimit me vendet e Ballkanit, të cilat gjithashtu po lëvizin drejt lidhjeve më të ngushta me Kinën dhe Rusinë," raporton Financial Times.
 
Komisioni Evropian u ka thënë qeverive kombëtare se duhet të ketë përparim "sa më shpejt të jetë e mundur" për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan Financial Times. 
 
Sipas gazetës, diplomatët nga vendet anëtare që duan që Brukseli të përshpejtojë negociatat me Ballkanin Perëndimor, janë në favor të një narracioni "ambicioz" në samitin e pranimit, por pranojnë se vendosja e një afati ,  është një çështje politikisht shpërthyese. 
 
REXHEP QAMILI