Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI mban tubim në komunën e Çashkës
03.10.2021 17:12
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar në Jabollçistë të komunës së Çashkës...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar në Jabollçistë të komunës së Çashkës me prezantimin e agjendës së blertë dhe përbetimet e saj, projektet e programit zgjedhor, kandidatit për kryetarë komune Suat Shaqiri dhe kandidatët e listës së përbashkët me subjektet tjera politike shqiptare për këshilltarë për komunën e Çashkës.
Agjenda e blertë për jetë më të mirë do e kthejë komunën e Çashkës në një destinacion atraktiv për turizmin, ku përfitime do të kenë qytetarët e të gjithë etniteteve, do të rrisë standardin e jetesës, pasiqë Çashka meriton jetë më të mirë e më të ndritshme, theksoi kandidati për kryetar Suat Shaqiri. Ai tha se do të angazhohet për interesat e përgjithshme duke tejkaluar interesat partiake.
“Ajo që unë sonte dua të them është se ne nuk kemi opsion tjetër përpos ta duam njëri tjetrin, ne nuk kemi opsion tjetër përpos se të bashkohemi në mes veti, askush dhe asnjëherë nuk mund ta dojë dh e ta dashurojë vendin tim më shumë se sa unë. Lista e përbashkët tejkalon ambiciet partiake, lista e përbashkët I tejkalon interesat personale. Ato të cilët kanë interesat personale e dijnë ka e kanë rrugën”, u shpreh kandidati i BDI-së për Çashkën, Suat Shaqiri.
Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti tha se po qëndrojnë fuqishëm pas kandidaturës së Suat Shaqirit, dhe nuk e vë në dyshim firoren e tij më 17 tetor në krye të Çashkës. Ahmeti tha se fitorja e tij është e garantuar edhe me bashkimin e listave të kandidatëve. Ai iu drejtua edhe mërgatës që të vijnë dhe votojnë më 17 tetor që çashka të menaxhohet nga kandidati I tyre.
“E di që ju sonte me zemër e me shpirt jeni në jabollçisht dhe jeni bashkë me dhe ju me 17 tetor do të gjejmë forcë, rrugë që tua lehtësojmë ardhjen tuaj këtu sepse vota juaj përkrahja juaj, është e madhe, është vendimtare, ashtu siç ishte vendimtare mërgata shqiptare për komunën e kërçovës”, theksoi kryetari i BDI – së, Ali Ahmeti.
Sipas Ahmetit në Çashkë garohet me qëllimin më të mirë me Suat Shaqirin I cili mbi inetersat e tij ka vendosur interesat e kësaj ane, për një jetë më të mirë, për shkolla më të mira, për shërbime shëndetësore më cilësore. Sipas Ahmetit, kandidati I tyre për kryetar do të punojë edhe në përmirësimin e infrastrukturës, rrugëve dhe rrjeteve të ujësjellësit.
Kreu I integristëve tha se në realizimin e këtuyre objektiva, kandidati I tyre, gjithmonë do ta ketë përkrahjen e pushtetit qëndror, pasiqë bëhet fjalë për projkete të cilat do të lehtësojnë jetesën e popullatës që edhe mërgimtarët ti kthehen vendit.
MERAL ISMAILI
