Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO DPMNE mbajti tubim në Tetovë

03.10.2021 17:30

VMRO DPMNE mbajti tubim në Tetovë ku prezantoi kandidatët për këshilltarë komunal dhe programin zgjedhor...

Kryetari i kësaj partie Hristijan Mickovski tha se këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të zakonshme dhe as vetëm zgjedhje lokale por, vendimi i qytetarëve se në ç’kahje do të lëviz shteti. Nëse, sipas tij, do të vazhdojë në rrugën e Zaevit, me krim dhe korrupcion ose do të zgjedh rrugën e së ardhmes. Sipas tij, pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve do të vjen qeveri e re e kryesuar nga VMRO DPMNE.
 
Në tubimin e në Tetovë, Mickovski ftoi simpatizuesit e VMRO DPMNE-së që të votojnë kandidatin e koalicionit ASH dhe Alternativa për kryetar të Tetovës, Vullnet Murseli, i cili mori pjesë në tubimin e VMRO-sw. Patriotizëm i shekullit 21 të luftojmë të keqen e përbashkët dhe të krijojmë të ardhme të përbashkët duke u kuptuar njëri me tjetrin.-theksoi Mickovski. 
       
“Pas zgjedhjeve, tenderat janë më të dashur dhe nuk është problem të bësh koalicion me po atë Ali Ahmeti, për të cilin po ai Zoran Zaev thoshte se është krimineli më I madh në politikën maqedonase. Katër vjet nuk bëri asgjë për shqiptarët. Le të kujtohet dikush se çfarë ka bërë që të përmirësojë jetën dhe kushtet për shqiptarët në Maqedoni. Jo vetëm në Tetovë, kudo qoftë. A do t’i funksionojë edhe kësaj here gënjeshtra e njejtë?! Ajo që unë dëgjova nga miqtë e mij shqiptarë është një JO e fuqishme”, u shpreh kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
     
Në fjalimin e tij para tetovarëve, Mickovski foli edhe tragjedinë në spitalin modular. Në vend të përgjegjësisë, ministri Venko Filipçe prezanton kandidatë dhe po bën fushatë, tha Mickovski. Kërkoi përgjegjësi morale, politike dhe penale për ministrin dhe vartësit e tij.
 
Ndërkaq, Angel Karapetrov, bartës i listës për kështilltarë në Komunën e Tetovës, nga rradhët e VMRO DPMNE-së tha se partia e tij ka vizion se si të ndihmojë Tetovën me projekte për të gjitha problemet dhe të gjithë qytetarët.
 
Akuzoi pushtetin aktual se në këto katër vjetë nuk ka bërë asgjë. “U rritën problemet në trafik dhe arsim. Tetova u bë qytet deponi.”-tha Karapetrov. Ftoi qytetarët që t’I japin votën për të realizuar projektet e tij me interes public.  
 
“Rekonstruksion të rrjetit egzistues të ujësjellësit, ndërtimin e një rezervoari të ri për ujë me të cilin do të zgjidhim problemin e hidhur për furnizim me ujë në qytet dhe vendbanimet Saraqinë dhe Valishe. Do të zgjidhim problemin me mbeturinat me të cilat është përmytur qyteti ynë, përmes një projekti për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave. Do të përmirësojmë cilësine e ajrit me plan për cilësi të ajrit. Kemi zgjidhje për kaosin në trafik përfshi edhe hapësirat për parkim. Do të rikonstruojmë më shumë rrugica në qytet si dhe do të përkrahim bizneset e vogla dhe zejtarët”, theksoi  bartës liste për Tetovën nga VMRO DPMNE, Angel Karapetrov.
 
Gjithmonë është koha e duhur për të hedhur hapin e duhur, tha Karapetrov dhe ftoi tetovarët të hedhin hapin e duhur për një të nesërme më të mirë për të gjithë njerëzit e Tetovës.
 
“Ne në VMRO-DPMNE besojmë në përgjegjësi, nder dhe dinjitet. Ne e bazojmë programin tonë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne besojmë në komunikimin e ndërsjellë, nuk kemi frikë nga kritikat, përkundrazi, ne të gjithë mund t'i dëgjojmë, flasim me të gjithë dhe shpjegojmë me fakte, dhe me argumente se mund të krijojmë një të ardhme të re, me projekte dhe program.” – tha Karapetrov.
 
Ndryshe VMRO DPMNE dhe koalicioni patën promovime edhe në Gostivar, Bërvenicë, Jegunovcë dhe Mavrovë e Rostushë ku akuzoi pushtetin actual se nuk po tregon kujdesin e duhur për qytetarët të cilët sipas tij jetojnë në varfëri.
 
SHPËTIM NUREDINI