Maqedoni

Covid 19: 10 viktima, 190 të infektuar në 24 orë

03.10.2021 17:48

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 10 fatalitete...

2 prej viktimave janë nga Shkupi, ndërsa nga një viktimë janë regjistruar në Shtip, Kavadar, Kërçovë, Prilep, Kriva Pallankë, Koçanë, Ohër dhe Strugë.

Të gjithë kanë ndërruan jetë në kushte spitalore. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 2636 testime, kanë rezultuar positive 190 persona. 

Janë regjistruar edhe 293 pacientë të shëruar. Në vend ka aktualisht 12.149 raste aktive. Lehtësohet gjendja edhe në spitale.

Sipas të dhënave zyrtare vdekshmëria tek të pa vaksinuarit ka arritur në 85%, dhe rreth 80% e të shtruarve në spitale janë të pa vaksinuar.

Aktualisht në vend janë bërë rreth 800 mijë vaksinime, që do të thotë se 35% e popullsisë është imunizuar plotësisht me dy doza.