Botë
Kabul: Shpërthim në një xhami, ka viktima civile
03.10.2021 18:42
Një shpërthim goditi një turmë jashtë hyrjes së një xhamie në qendër të Kabulit të dielën...

Një shpërthim goditi një turmë jashtë hyrjes së një xhamie në qendër të Kabulit të dielën, duke lënë një numër civilësh të vdekur, tha një zëdhënës i talebanëve, por pa saktësuar numrin e tyre.
Shpërthimi shënjestroi portat e Xhamisë Eidgah, ku po mbahej një shërbim funerali për nënën e zëdhënësit të talebanëve Zabihullah Muhajid.
Deri më tani askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për sulmin.Që nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët në mes të gushtit, sulmet nga militantët e grupit të Shtetit Islamik kundër tyre janë shtuar.
Kjo ka rritur mundësinë e një konflikti më të gjerë midis dy grupeve ekstremiste.
