Maqedoni
Parashikimi i motit
04.10.2021 09:02
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 9 gradë Celcius, ndërsa maksimalja prej 21 deri 27 gradë Celcius.
Gjatë dy ditëtve të ardhshme moti do të jenë kryesisht me diell dhe me mëngjes të ftohtë. Nga e mërkura pason një periudhë me mot kryesisht të vranët dhe dukshëm më të freskët me reshje lokale dhe temperatura ditore që do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Më shumë reshje shiu priten të enjten, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore.
