Një sulmues vetëvrasës në Afganistan, vrau 6 ushtarë dhe lëndoi 11 të tjerë
Një sulmues vetëvrasës me bombë në Afganistan, i cili për cak kishte një autobus që po barte ushtarë afganë në kryeqytetin Kabul, shpërtheu eksplozivin e tij, duke lënë të vdekur 6 ushtarë dhe të lënduar 11 të tjerë.....

Sulmi vjen dy javë pas një valë shpërthimesh të sulmeve talebane, të cilat për cak kishin vendqëndrimet e zyrtarëve qeveritarë dhe automjetet e punëtorëve të huaj për ndihma në Kabul.
“Autobusi i përket ushtrisë dhe është qëlluar nga një sulmues vetëvrasës me bombë. Personalisht unë kam parë 6 ushtarë të vdekur dhe disa të lënduar. Ne i ndihmuam ata dhe i larguam nga vendi i ngjarjes”- deklaroi dëshmitari, Sharif Ullah.
Edhe autoritetet ushtarake kanë raportuar për mediat se sulmuesi ka qëlluar autobusin e tyre në lindje të Kabulit herët në mëngjes, në kohën kur personeli ushtarak ishte rrugës për në punë, ku konfirmoi edhe numrin e njëjtë të të vdekurve dhe të lënduarve.
Talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili, sipas tyre, i mori jetën 12 oficerëve ushtarak dhe 13 ushtarë të tjerë janë lënduar.
Muajt e fundit është vërejtur se talebanët kanë në cak ushtarët afganë, stafet diplomatike dhe të huajt në Kabul e përreth. (Leunora Kaliqi, TVM2)
