Botë

Sidnei-Australi, reja gjigante i afrohet qytetit, shkarkesa të mëdha elektrike

04.10.2021 12:59

Sesi një re gjigante i afrohet qytetit Australian të Sydney-it...

Sesi një re gjigante i afrohet qytetit Australian të Sydney-it, teksa autoritetet lëshuan një njoftim për mot ekstrem dhe rrufe të mëdha.
 
“Një tsunami resh” e kanë quajtur ata paralajmëruesin gjigant të stuhive, shirave të rrëmbyer dhe erërave të furishme që kërcënon zona të tëra të Australisë, pamjet e të cilit janë tmerruese.
 
Australianët janë paralajmëruar për stuhi të fuqishme “superqelizore”, apo stuhi të forta rrotulluese sic njihen ndryshe. Të njohura ndryshe edhe si “stuhitë perfekte”, me rryma të befta ngjitëse e zbritëse e reshje të bollshme, ato mund të përmbajnë disa vorbulla ajri pasi era rrotullohet rreth një qendre e sjelli, ndërsa sjellin dhe shkarkesa të forta elektrike.