Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska shpalos programin kundër korrupsionit në instituciontet e qytetit të Shkupit

04.10.2021 13:48

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premtoi se do të gjejë zgjidhje sistemore për luftimin e korrupionit në Shkup.
 
“Do të kërkoj mbështetje nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për një process vetingu për të gjithë drejtorët e ndërrmarjeve publike, si dhe të gjithë drejtuesit e shërbimeve në qytetin e Shkupit. Do të kërkoj mbështetje nga Komisioni Antikorrupsion, që së bashku të krijojmë një zgjidhje sistemore për parandalimin e korrupsionit në të gjitha ndërrmarjet publike të qytetit, institucionet e të gjitha shkollat. Do të ekzistojë Obdusmani përgjegjës për të gjitha ankesat për korrupsion në qytet, e që do të veprojë nëse shkelen të drejtat e qytetarëve”, tha Arsosvka