Maqedoni
I.Q “Libra dhe mësim duhet të ketë”: Ende mungojnë librat, tabletat, tabelat smart
04.10.2021 14:04
Iniciativa Qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”, thotë se në 88 shkolla të anketuara...

Iniciativa Qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”, thotë se në 88 shkolla të anketuara, ende mungojnë librat sidomos për klasën e katërt, janë siguruar vetëm 867 tableta për fëmijët , prej të cilave rreth 600 nga komunat e pjesa tjetër donacion dhe në 17 shkolla mungojnë tabelat smart e drejtorëve u është premtuar se të njejtat do sigurohen pas zgjedhjeve.
“Nga gjithsej 4344 nxënës të klasës së parë, 4323 i kanë marrë materialet mësimore. Nga gjithsej 4380 nxënës të klasës së katërt, 1260 prej tyre i kanë marrë materialet mësimore. MInistra e Arsimit dhe Shkencës ka dorëzuar vetëm 867 tableta prej të cilave nga 581 janë siguruar në mënyrë plotësuese nga pushteti lokal, dhe 191 tableta janë donacion dhe vetëfinancim. Nga 888 shkolla,17 prej tyre nuk kanë tabela smart dhe janë në pritje të tyre. Përgjigja që ka marrë një pjesë e këtyre shkollave, është se ato do t’i marrin pas zgjedhjeve lokale.”, tha Dragana Spasevska nga I. Q. “Libra dhe mësim duhet të ketë”
