BE, Mogherini e riafirmoi perspektivën evropiane të Maqedonisë
12.12.2014 11:42
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, mbrëmjen e djeshme në Bruksel ka realizuar një takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Eurointegruese të Maqedonisë, Fatmir Besimin...

Ata mbrëmë në Bruksel kanë diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia.
Mogherini, e ka riafirmuar perspektivën evropiane të këtij vendi dhe ka shprehur rëndësinë e progresit të shpejtë të reformave, nevojën që të gjitha palët të punojnë për zgjidhjen me pajtueshmëri reciproke për çështjen e emrit dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore.
